Kontrolle ‘blic’ nga toka dhe ajri, policia zbulon parcelën e kanabisit/ E pëson keq ‘fermeri’, nën hetim edhe zyrtari

Shqipëria

Kontrolle ‘blic’ nga toka dhe ajri, policia zbulon parcelën e kanabisit/ E pëson keq ‘fermeri’, nën hetim edhe zyrtari

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Një person është shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël  është vënë nën hetim pas zbulimit të një parcele kanabisi.

Gjatë operacionit policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Mnela”. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat