U la në burg pa afat, avokati i Vangjush Dakos flet pas vendimit të GJKKO: Lapsus i prokurorisë, nuk ekziston vepra penale

Shqipëria

U la në burg pa afat, avokati i Vangjush Dakos flet pas vendimit të GJKKO: Lapsus i prokurorisë, nuk ekziston vepra penale

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:07
Avokati Petrit Ismaili

Avokati Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg Vangjush Dakon.

Ai ka deklaruar se klienti i tij i ka kundërshtuar akuzat dhe se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për lënien e Dakos në burg sipas tij.

Ismaili u shpreh se kërkesa e tyre ishte ndryshimi i masës së burgimit, pasi sipas tij Dako ka ushtruar detyrën si kryebashkiak përmes strukturave vartëse, për veprimet e të cilave nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Mbrojtësi ligjor i Dakos u shpreh më tej se prokuroria ka bërë një lapsus dhe se nuk ekziston vepra penale.

“Vepra penale ka 10-12 vjet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm të ndërmarrë, gjithashtu nuk dha asnjë provë për të justifikuar masën e sigurisë.Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së burgimit pasi nuk na duket e nevojshme. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar detyrën përmes strukturave, për të cilat nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.
Ka një lapsus të prokurorisë . Është e provuar që vepra penale nuk ekziston”
, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat