PD zyrtare pritet të mbledhë Kryesinë, do të diskutohet për riorganizimin dhe të ardhmen e kësaj force politike

Shqipëria

PD zyrtare pritet të mbledhë Kryesinë, do të diskutohet për riorganizimin dhe të ardhmen e kësaj force politike

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Partia Demokratike mbledh në orën 17:00 Kryesinë.

Sipas burimeve, mësohet se në mbledhje do të diskutohet riorganizimi dhe e ardhmja e PD-së.

Deputetët kërkojnë zgjedhje fillimisht në seksione, grup-seksione, degë dhe më pas për kryetar, ndërsa Kolegji i Kryetarëve dje njoftoi se kërkon zgjedhje të menjëhershme për kryetar, deri në 15 korrik.

Sot pritet që Kryesia të vendosë se cila nga taktikat do të ndiqet.

Sipas News 24, anëtarët e Kryesisë së PD-së të cilët do votojnë sot janë: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat