Strukturë e re arbitrazhi, më pak kosto për bizneset për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Shqipëria

Strukturë e re arbitrazhi, më pak kosto për bizneset për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Bizneset që kanë mosmarrëveshje me karakter pasuror mes tyre, do të kenë mundësi t’i zgjidhin ato në gjykatën kombëtare të arbitrazhit. Kjo strukturë e re do të ngrihet pasi të përfundojë shqyrtimi në komisionet parlamentare, për të hequr dorë nga proceset e zgjatura gjyqësore, duke kursyer kohë për palët.

Projektligji rreghullon në mënyrë alternative mosmarrëveshjet përmes arbitrazhit. Arbitrazhi është një mjet efektiv, alternative, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dyuke pasur në konsideratë që ligji ka ardhur në kohën e duhur për shkak të gjendjes që ndodhet sistemi gjyqësor prej procesit të vetingut. Ka një vonesë në zgjidhjen e çështjeve. Prandaj ofrohet arbitrazhi si mjet për të zgjidhur momnsarrëveshjet.”

Por si do të funksionojë shqyrtimi i një çështjeje në arbitrazh?

Palët kanë të drejtë të zgjedhin arbitrat në vend të gjyqtarëve dhe procedura është më e lehtë dhe me më pak kohë dhe kosto. Ligji për arbitrazhin u jep të drejtë palëve për të dizenjuar vetë procdurën e tyre. Palët kanë të drejtë të përcaktojnë rregullat për të zgjedhur arbitrin, kohën për të kundërshtuar arbitrin, si do të njoftohen palët, të gjitha rregullat procedurale. U ofrohet një instrument që e përdorin si ju intereson atyre, mund ta bëjnë komplekse ose të thjeshtë. Tipikisht zgjidhen rregulla që janë standarde. Kosto është pak a shumë e njëjtë. Palët nuk paguajnë gjyqtarët, në arbitrazh kostoja e oerganizimit të gjithë kësaj procedure, qoftë edhe arbitri,m mbartet nga palët. Por duhet pasur në konsideratë që përfitimet e marra nga shpejtësia e zgjidhjes së çëxshtjes, për palët është një avantazh më i madh sesa nëse çështja zgfjidhet nga gjykatat.

Në arbitrazh mund të drejtohen edhe qytetarët, por ekspertët vlerësojnë se ai do të jetë më i përdorshëm nga komuniteti i biznesit. Për çështjet që janë aktualisht në pritje të vendimit të gjykatës, palët kanë të drejtë që, nëse bien dakord me njëra-tjetrën, të ndërpresin procesin në gjykatë dhe t’i drejtohen arbitrazhit. Vendimi mund të kundërshtohet vetëm në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat