“Basha përdor amerikanët për pushtet”/ Curri për fatin e PD: Ka vetëm tre rrugë

Shqipëria

“Basha përdor amerikanët për pushtet”/ Curri për fatin e PD: Ka vetëm tre rrugë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 00:24
Lulzim Basha

Analisti Arjan Curri foli për një pak të mundshëm mes Berishës dhe Bashës për kryetarin e ri të partisë.

Në studion e Top Story, Curri tha se Basha e përdori Berishën për të marrë partinë, SHBA-të për të larguar Berishën dhe tashmë është në krah të amerikanëve sepse kërkon pushtet.

“Unë besoj që Basha nuk është me Berishën, jo për idealizëm por për pragmatizëm. Basha a gjetur një lob të fuqishëm së Berisha, që janë amerikanët. Është bërë me amerikanët, se njeriu që kërkon pushtet, duhet të behet me më të fortin. U bë pak përpara non gratës me amerikanët, përdori Berishën për të marrë PD, përdori amerikanët për të hequr Berishën dhe do të përdorë dhe mbështetjen e partisë së vulës për tu bërë kryetar partie. A mos ndoshta ka ndonjë marrëveshje nën ujëra me Berishën? Këtë nuk di ta them, e dyshoj por nuk jam i sigurt”-tha Curri.

Sipas Currit, ka tre opsione për “fatin” e Partisë Demokratike.

“Ajo që shoh, PD ose do t’i kthehet në kontroll Berishën, ose do të zgjedhj Bashën vepron e dyzuar, ose do të shkoj drejt një regjence këshilli që nuk di ku do ta ccojë, kjo historikisht është e dështuar. Kur futen disa koka, organizmi çahet.”-shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat