Velipoja mbushet me pushues/ Frekuentohen hapësirat publike, nuk mungojnë as pushuesit e huaj

Shqipëria

Velipoja mbushet me pushues/ Frekuentohen hapësirat publike, nuk mungojnë as pushuesit e huaj

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Sezoni veror ka nisur dhe megjithë kushtet atmosferike të paqëndrueshme, pushuesit janë dyndur në plazhin e Velipojës. Mes tyre gjen shumë pushues nga Kosova, si dhe familjet shkodrane që lidhjen me këtë vijë bregdetare e kanë nostalgjike.

Ne na pëlqen shumë këtu, jemi pushues të rregullt, se jemi nga Shkodra dhe Velipojën  e kemi tonën.

Shumë prej pushuesve kanë vendosur të shfrytëzojnë hapësirat publike.

Kjo pas krahëve është një prej hapësirave publike nga 30 që percakton ligji. E ne nisje te sezonit pushuesit jane te kenaqur me ndarjen por shpresojne qe ajo te respektohet deri ne fund te tij

Nga 65 subjekte në total, 30 prej tyre janë me afat 5-vjeçar dhe 35 të tjera janë kontrata të reja të lidhura për 106 parcela që ka të përcaktuara Velipoja. Pushuesit kanë vetëm një kërkesë, që Agjencia e bregdetit dhe bashkia Shkodër ta monitorojnë këtë sezon.

Është shumë problem hapësira publike. Vit pas viti privati po merr më shumë.

-S’kemi ku të vendosim një ccadër.

Pastrimi është një tjetër sfidë, pasi mes pushuesve ka pakënaqësi.

Është mirë, por më shqetëson papastërtia, duhet të ishte bërë më shumë në këtë pikë.

Edhe për të huajt, Velipoja ka rezultuar një destinacion interesant.

“Jam nga Austria dhe është hera e parë që vi këtu. Një vend i mrekullueshëm. Vjet isha në Itali, Spanjë dhe vendet e Ballkanit e sivjet këtu dhe mund të them cmimet, plazhi dhe cdo gjë është super. Jam me gruan këtu dhe do t’ju a rekomandoj edhe miqve”.

Pritshmëritë për një sezon të mbarë janë edhe tek operatorët turistikë.

Ky sezon premton shumë, ka nisur mirë dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë sepse i kemi plotësuar të gjitha kushtet!

Me 14 kilometra vijë bregdetare, Velipoja pret mbi 100 mijë pushues në pikun e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat