Sfidat e zhvillimit të turizmit, Rama: Agroturizmi sot është një sukses

Shqipëria

Sfidat e zhvillimit të turizmit, Rama: Agroturizmi sot është një sukses

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:52
Edi Rama

Zhvillimi i agroturizmit dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor, ishin në qendër të bisedës që zhvilloi kryeministri Rama në podcastin e kësaj jave, ku të ftuar kishte 3 sipërmarrës. Rama tha se shifrat e numrit të turistëve, tregojnë se agrobisneset janë zhvilluar dhe kanë fituar madje edhe më shumë nga sa deklarojnë zyrtarisht.

“Agroturizmi sot është një sukses, ne kemi rreth 200 agroturizme sot nga thuajse asnjë, jo thuajse, po s’kishim asnjë agroturizëm dhe numri i turistëve që janë akomoduar aty ose kanë kaluar aty për të ngrënë, është i frikshëm që tregon se ju fitoni më shumë se ç‘deklaroni, por kjo është temë tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë sfida e radhës për turizmin shqiptar është rritja e kapaciteteve akomoduese në hoteleri, por edhe e cilësisë së shërbimit.

“Edhe më shumë do vijnë, por çështja jonë dhe sfida jonë është si të rrisim cilësinë e shërbimit se ajo i sjell njerëzit për herë të dytë ose ajo bën që të vijnë dy të tjerë se ky që e mori shërbimin e duhur shkon edhe e shpërndan fjalën. Ashtu sikundër shpërndan dhe fjalën e keqe e pastaj ti digjesh. Ndërkohë që, sfida tjetër e madhe është rritja e kapaciteteve hoteliere”, tha Rama.

Gjatë kësaj bisede, kryeministri Rama paralajmëroi rritjen e formalizimit në sektorin e shtëpive që jepen me qira, por duke theksuar se do të veprohet në një fazë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat