E rëndë në Tiranë, përplas të miturin me derën e makinës dhe largohen, e pëson keq 64-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Tiranë, përplas të miturin me derën e makinës dhe largohen, e pëson keq 64-vjeçari

Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një shofer ka hapur derën e makinës duke e përplasur atë.

Policia bën me dije se 64-vjeçari, me inicialet A.XH.,  teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në Tiranë, ka hapur derën dhe ka përplasur fëmijën, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sakaq, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shoferi është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat