Kumbaro falenderon familjen Dulaku/ “Melia nuk është thjesht një hotel, por një standard i ri

Shqipëria

Kumbaro falenderon familjen Dulaku/ “Melia nuk është thjesht një hotel, por një standard i ri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 19:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka qenë pjesë e inaugurimit të Melia Hotel në Gjirin e Lalzit, ku ka falenderuar familjen Dulaku për zhvillimin e brendit ndërkombëtar në vendin tonë.

Në fjalën e saj, Kumbaro tha se Melia nuk është thjesht një hotel apo resort i ri, por një standart që duhet ta arrijnë të gjithë investitorët që duan të hapin hotele me 4 apo 5 yje.

Faleminderit familja Dulaku. Ju folët për familjen dhe kjo është një familje me suksese në turizëm.

Ky hotel nuk është thjesht një hotel i ri, një Melia Group në Shqipëri, nuk është thjesht një resort, por një standart.

Të gjitha kantieret në fushën e hoteleve me 4 e 5 yje që janë investitor strategjik falë kuadrit ligjor që kemi vendosur, standarti është vendosur, synimi është të ecim më lartë. “Krushqia ngjan pa u bë” themi ne nga Gjirokastra. Na vaftë mbarë ky sezon dhe ta gëzojnë gjithë shqiptarët dhe gjithë turistët.

“Melia Durrës” e vendosur në Gjirin e Lalzit është resorti më i madh në vend dhe një nga më të rëndësishmit në rajon, me fokus turizmin elitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat