U merrte ryshfet bizneseve në Tiranë, e pëson keq inspektori, ja urdhri që dha SPAK

Shqipëria

U merrte ryshfet bizneseve në Tiranë, e pëson keq inspektori, ja urdhri që dha SPAK

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një inspektor i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor është arrestuar me urdhër të SPAK-ut pasi dyshohet se mashtronte bizneset dhe ju merrte shuma parash.

Akuza që rëndon mbi të është ajo e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtetasit me iniciale M.M., iu sekuestrua dhe një shumë prej 200 mijë lekësh që dyshohet se është përfituar ilegalisht.

Sipas informacionit paraprak rezulton se ky inspektor u thoshte subjekteve tregtarë se problemet që ai identifikonte mund t’i anashkalonte kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla.

Ai ushtronte presion te tregtarët duke iu thënë se nuk kishin licensimin e duhur për vijimin e aktivitetit dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në një milion lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat