“E pashë rastësisht dhe e vrava”, dëshmia rrëqethëse e të dyshuarit për vrasjen në Kavajë

Shqipëria

“E pashë rastësisht dhe e vrava”, dëshmia rrëqethëse e të dyshuarit për vrasjen në Kavajë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 09:12
Habib Rexha

Habib Rexha u vetëdorëzua dje në polici, 2 ditë pasi vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën në Kavajë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij 2 muaj më parë.

Në dëshminë e tij në polici, Rexha ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Rexha është shprehur se nuk e kishte planifikuar krimin, por rastësisht kishte parë Gosën dhe kishte vepruar nga gjaknxehtësia.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arjan Gosën në kafene me babanë e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, mësohet të ketë thënë Rexha në polici, raporton euronewsal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat