Ish-deputeti i PD zbardh prapaskenat dhe bën denoncimin e fortë: Në Paskuqan 200 euro veç të mos votohej, ja regjistrimi që kemi

Shqipëria

Ish-deputeti i PD zbardh prapaskenat dhe bën denoncimin e fortë: Në Paskuqan 200 euro veç të mos votohej, ja regjistrimi që kemi

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në “Now” në Euronews Albania se gjatë fushatës zgjedhore qytetarëve ju janë ofruar para në këmbim të kartës së identitetit, në mënyrë që të mos shkonin të votonin.

Balliu tregoi një rast ky administratori në Paskuqan këmbim të kartës së identitetit i kishte ofruar një qytetari shumën prej 200  eurosh.

“Denoncimi i blerjes së kartës së identitetit që të mos shkosh të votosh. Janë disa raste, unë po flas për raste që jam marrë personalisht. Administratori i bashkisë në Paskuqan i ofron qytetarit 200 euro për të mos shkuar të votojë.

Pasi i kishte kërkuar votën dhe ai nuk kishte pranuar  ky i ofroi qytetarit 200 euro dhe i tha të paktën mos voto. Kur qytetari e refuzoi, ky vazhdonte të ushtronte presion, më pas qytetari e denoncoi. Kjo është e rregjistruar”,-tha Klevis Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat