Gjekmarkaj: Deputetët s’janë personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson familja

Shqipëria

Gjekmarkaj: Deputetët s’janë personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson familja

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:54
Agron Gjekmarkaj

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj reagoi lidhur me vendimin e Komisionit të Ekonomisë për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Ai shprehet se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët hajdutë dhe pa dinjitet.

Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet. Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes. Deputetët nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja, por vetëm kauza shoqëria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy gojë e veshë.

Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që ju takon kur ka një rritje të përgjithshme pagash. Populizmi është lënda e parë e demagogëve, por demagogji nëse e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjetër por aftësia për të mbështjellë idetë e vogla me fjalë të mëdha. Problem mbetet e padukshmja e jo transparenca”, shprehet Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat