Aksident në Baldushk, ndërron jetë 17-vjeçari

Shqipëria

Aksident në Baldushk, ndërron jetë 17-vjeçari

Më: 23 maj 2023 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Baldushk ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 17-vjeçar.

I mituri me iniciale Sh. V., rreth orës 22:30 duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

17- vjeçari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Sipas policisë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jeetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat