Një person është goditur me armë zjarri në një lokal në Kavajë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i plagosur rëndë ka mbetur Arjan Gosa, vëllai Armand Gosës, i cili humbi jetën gjatë një konflikti me Altin Rexhën më 29 mars, po në Kavajë.
Pista kryesore sipas të dhënave të deri më tanishme është ajo e hakmarrjes.
Në vrasjen e dyfishtë të fundmarsit në Kavajë, Gosa e goditi me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.