Kanë qenë të paktë pushuesit që kanë frekuentuar plazhin e Durrësit këtë të diel.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike janë karakterizuar nga vranësira dhe deti i dallgëzuar.
Megjithatë ata që zgjodhën plazhet e Gjirit të Durrësit kanë shijuar shëtitjet e gjata dhe ajrin e jodizuar buzë detit, ndërsa fëmijët lojërat në rërën ende të pazënë nga çadrat.
Disa prej fëmijëve preferuan të luajnë dhe me dallgët në breg.