Gati për nisjen e protestave? Berisha shpalos planin, ja strategjia e re për të rrëzuar Ramën

Shqipëria

Gati për nisjen e protestave? Berisha shpalos planin, ja strategjia e re për të rrëzuar Ramën

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:26
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit online në rrjetet sociale. Disa prej tyre e pyetën nëse do të nisë protestat pas disfatës së thellë. Berisha tha se për momentin po mbledhin provat e manipulimit të zgjedhjeve.

“Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve. Unë kuptoj dhe mirëkuptoj cdo kërkesë nga mbështetësit tanë, që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj që PD-ja do ta bëjë.

Ne jemi të angazhuar “non stop” për të identifikuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Janë marrë mandate me makinerinë e blerjes së votës” tha ai.

I pyetur për Gazment Bardhin, Berisha e amnistoi krahasuar me Bashën dhe Alibeajn i ka futur në listën e zezë. “Përveç “Bravës dhe AliBashës” nuk di deputetë të tjerë që të mos kenë mbështetur kandidatët e Primareve. Kanë qëndruar brenda statuteve dhe parimeve të PD-së” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat