“Duhet investuar në sistemin elektronik”, Iris Luarasi: Ja ku vidhen votat

Shqipëria

“Duhet investuar në sistemin elektronik”, Iris Luarasi: Ja ku vidhen votat

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:19
Pedagogia Iris Luarasi

Pedagogia Iris Luarasi e ftuar në “Barometri” tha se duhet të investohet më shumë në sistemin e votimit elektronik, pasi sipas saj nxjerrja e rezultatit nga ky lloj votimi është më i shpejtë dhe më i saktë.

“Masakra zgjedhore ndodh në numërim. Procesi elektronik ty ta eliminon këtë mundësi, pasi në 30 minuta ti e nxjerr procesin. Nëse brenda 30 minutave ti ke një proces në gjithë Shqipërinë, ulet mundësia për të vjedhur."

Iris Luarasi tha se edhe pse po thuhet se nuk vidhet më gjatë numërimit të votave, ajo tha se kjo gjë vazhdon.

“Nuk vidhet më në numërim? Një numër rekord me fletë të pavlefshme votim. Nëse kemi një votim elektronik është shumë i vogël marzhi i gabimit dhe shumë më e madhe saktësia, sepse nuk e lë në ndërgjegjen e komisionerëve interpretimin e fletëve të pavlefshme.

Kjo është një marrëveshje mes atyre që kanë komisionerë në numërimin  votave, po ata që nuk kanë2? Ne duhet të jemi të ndershëm dhe të themi që paratë që hidhen atje janë plotësisht të merituara dhe se shqiptarët nuk duhet të votojnë më me dorë”,-tha për Euronews Albania, Iris Luarasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat