Fund trafikut pranë Digës së Liqenit, Veliaj publikon pamjet e transformimit

Shqipëria

Fund trafikut pranë Digës së Liqenit, Veliaj publikon pamjet e transformimit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 20:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për të transformuar infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet e ndryshimit rrënjësor pranë digës së Liqenit, ku rrethrrotullimi i ri ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Kryqëzimi mes rrugëve Dora D’istria dhe Sami Frashëri ka qenë gjithmonë i ngarkuar nga lëvizja e mjeteve, duke qenë dhe një portë hyrëse e atyre që vinin nga juglindja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Tashmë, hapja edhe e këtij segmenti ka sjellë rritje të lëvizshmërisë së mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat