Aksident në Pogradec, plagosen dy persona

Shqipëria

Aksident në Pogradec, plagosen dy persona

Më: 18 maj 2023 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Dy makina janë përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Policia thotë se si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy perona, të cilat janë dërguar me urgjencë në spital.

Burime spitalore thonë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punë  për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat