Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha: Ishte fëmijë i mrekullueshëm, familja kishte tërhequr letrat për të ikur jashtë

Shqipëria

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha: Ishte fëmijë i mrekullueshëm, familja kishte tërhequr letrat për të ikur jashtë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:24
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha: Ishte fëmijë i mrekullueshëm, familja kishte tërhequr letrat për të ikur jashtë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gramsh ditën e djeshme ku humbi jetën një 15-vjeçar, ka folur për Top Channel mësuesja e të miturit dhe drejtoresha e shkollës. 

E prekur dhe me lot në sy, mësuesja u shpreh se nuk ka pasur probleme të tilla më parë dhe se është një dhimbje e thellë për të gjithë ngjarja e ndodhur.

Drejtoresha e shkollës u shpreh se i ndjeri ishte fëmijë i mrekullueshëm dhe vinte nga një familje e mrekullueshme.

Ajo tha se pak ditë më parë familja e tij kishte tërhequr dokumentet nga shkolla për të emigruar në Greqi.

Ju nuk i njihni fëmijët e përfshirë në konflikt, por a kanë shfaqur ata probleme në shkollë?

Mësuesja: Në shkollën tonë nuk ka pasur probleme, është shumë dhimbje e madhe dhe më kuptoni dhe mua(qan). Nuk kemi parë problematika të arrinin deri në këtë situatë. Kushëriri i viktimës është çamarrok e i lëvizshëm por jo që të krijonte situatë.

Konflikti nisi nga rrjetet sociale, sa problematike janë bërë?

Mësuesja: Rrjetet sociale janë bërë të pakontrollueshme në familje. Në shkollë përpiqemi në çdo kohë t’i vëzhgojmë e mos të marrin telefon me vete.

Drejtoresha: Ishte djalë i mrekullueshëm e vinte nga një familje e mrekullueshme, tejet e përkushtuar për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë. Madje para pak kohësh tërhoqën letrat nga shkolla për të marrë fëmijët e për t’u larguar në Greqi dhe biseda e parë që kam bërë edhe me familjen edhe me kolegët ishte se sa keq më vjen që po na ikin këto fëmijë shembullorë nga shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat