Mbyllet numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Lezhë, PS-ja forcë e parë

Shqipëria

Mbyllet numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Lezhë, PS-ja forcë e parë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 10:48
Zgjedhjet

Mbyllet procesi i numërimit të votave për anëtarë këshilli bashkiak edhe në qytetin e Lezhës.

Siç ndodhi me kryetarin e bashkisë, edhe në Këshillat Bashkiakë PS-ja ka dalë forcë e parë me 9 mandate, e cila pasohet nga PSD-ja me 7 mandate.

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur të marrë 6 mandate, PKD 4 mandate, PAA 1 mandat, PR 1 mandat, PLl 1 mandat, PDS 1 mandat,  PD 2 mandate, FRD 1 mandat, AAK 1 mandat, PUK 2 mandate, PGJ 1 mandat, PASH 1 mandat.

Ndërsa në Kurbin vijon numërimi ku deri më tani nga 34QV PS është forcë e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat