A do të kërkohet rinumërim votash në Himarë? Ja si përgjigjet zyrtari i lartë politik

Shqipëria

A do të kërkohet rinumërim votash në Himarë? Ja si përgjigjet zyrtari i lartë politik

Më: 16 maj 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Diferenca prej 17 votash në Himarë, ku sipas rezultatit të numërimit fitoi kandidati i koalicionit “Bshkë Fitojmë”, Fredi Beleri, për Blendi Klosin duhet riparë.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se ka vota të kontestuara dhe vota që duhen riparë mes 8 mijë votave në total që nuk ishin parë më herët në Himarë.

Por a do të kërkohet një proces rinumërimi në këtë bashki?

“Kjo do të jetë vendimmarrje që do të bëjnë stafet juridike të Partisë Socialiste, të Partisë Socialiste të Himarës dhe të qendrës, por për momentin ne do të flasim zyrtarisht për Himarën kur të mbarojë dhe procesi i zgjedhjeve në Greqi, që çuditërisht u kthye në një betejë elektorale dhe për Greqinë,” – sqaroi Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat