Balla me skuadrën fituese të Qarkut Fier: Puna vazhdon për fitore edhe më spektakolare në 2025, objektivi 11 deputetë

Shqipëria

Balla me skuadrën fituese të Qarkut Fier: Puna vazhdon për fitore edhe më spektakolare në 2025, objektivi 11 deputetë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla ka prezantuar në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë kandidatët fitues të qarkut Fier.

Balla është shprehur se kryeqyteti i socialistëve ka korrur një fitore të thellë në të gjashta bashkitë e qarkut Fier, si dhe theksoi se kjo fitore e ka ngritur emrin e Partisë Socialiste në qarkun më të rëndësishëm të socialistëve si parti politike e një tjetër niveli.

Shumë faleminderit kryeqytetit të socialistëve të qarkut Fier. Me këtë rezultat që Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë dhe po vazhdon të konsolidojmë edhe në numërimin që po vazhdon në Këshillat Bashkiak, e kemi ngritur emrin e Partisë Socialiste në qarkun më të rëndësishëm për ne si parti politike në një nivel tjetër. Mjafton të ndaj me ju faktin që në Këshillin Bashkiak të Fierit që është edhe qendra e qarkut, Partia Socialiste e Shqipërisë do të ketë 2/3 e mandateve në Këshillin Bashkiak dhe ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto 32 vite, kur bie fjala për shumicën në Këshillin Bashkiak. U kërkoj të gjithë numëruesve që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte dhe asnjë votë e asnjë subjekti politik të mos preket dhe korrektësia e këtij rezultati të jetë ajo që të mbahet mend në fund të këtij procesi edhe pse të gjithë e dimë që falë atyre parashikimeve që kemi vendosur në Kodin Zgjedhor të gjithë e dimë që ka një proces rinumërimi në 1/10 e qendrave të votimit në mënyrë që çdo gjë të jetë transparente. Tjetra që dua të them është që në bashkitë e tjera përveç Fierit, në Lushnje do të kemi një shumicë të madhe të anëtarëve të këshillit mbi 55% e anëtarëve të këshillit do të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste dhe po kështu do të vazhdojmë edhe në bashkitë e tjera, në Patos, në Roskovec kemi marrë shumicën e këshillit, ndërkohë përsa i përket rezultateve për kandidatët besoj që nuk ka nevojë për asnjë koment. Rezultatet janë të gjitha sipas atij parashikimi, ju e mbani mend dy ditë më parë pasi u mbyllën kutitë e votimit, unë kam bërë një komunikim me mediat ku kam thënë që mandati i Fierit do të jetë një rezultat shumë i lartë. Bashkia Fier gati me 70% të votave, po kështu Lushnja me gati 64% të votive, Patosi me 70% të votave. Roskoveci një betejë super e fortë me kundërshtarë me të cilët natyrshëm që ishte një betejë e vështirë, por mos harroni që i tillë ka qenë Roskoveci gjithmonë, një betejë e fortë. Patosi gjithashtu u fitua me një rezultat si asnjëherë tjetër, Lushnja gjithashtu dhe unë dua të falenderoj Eriseldën për punën e shkëlqyer që bëmë brenda një viti, sepse patëm zgjedhje në 6 mars të vitit të kaluar dhe brenda një viti kishim përsëri zgjedhje dhe mjaftoi një vit punë për t’i treguar Lushnjes dhe lushnjarëve që Partia Socialiste është e vetmja forcë politike ku duhet të investohesh për të shkuar përpara dhe me Eriseldën dua t’u garantoj të gjithë ve ju që ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Mallakastra ishte beteja më e fortë në qark, ashtu si Roskoveci në fakt, ishte një betejë tepër e vështirë për shkak le të themi përdorimit nga ana e konkurentit të të gjithave mënyrave dhe problematikave që krijoi, por megjithatë është një çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Ajo që na duhet nga të gjithë është që pas këtij procesi do të bëjmë një analizë shumë të thellë, sepse e vërteta është që ne duhat ta lexojmë rezultatin me shumë përgjegjësi. Kjo është një peshë e madhe e që duhet të rikthehemi përsëri që këtë fundjavë për të filluar të gjitha ato takimet, siç njoftoi Kryetari i Partisë, Kryeministri Edi Rama, jo vetëm një proces falenderimi, por edhe një proces i thellë analize për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë në punën tonë të përditshme në komunikim tonë me zgjedhësit. Ajo që unë vura re në këtë fushatë timen të parë të plotë në Fier, është që kemi shumë hapësirë për të rritur rezultatet tona edhe më thellë se kaq, sepse ne kemi bërë një punë shumë të mirë dhe dua t’i falenderoj një për një, së pari të gjithë populin e Fierit të majtë e të djathtë, të gjithë pa asnjë përjashtim, sepse kemi filluar një fushatë shumë qytetare. Në të gjashta bashkitë fushata e Partisë Socialiste ishte një fushatë komunikimi”.

Balla gjithashtu i’u përgjigj edhe deklaratave të znj.Glover e cila është shprehur se në këtë fushatë nuk është folur për çështje të kominiteteve apo për çështjet lokale.

Dua t’i përgjigjem znj.Glover, se raporti i tyre paraprak që kishin një vlerësim që në këtë fushatë nuk u pa të flitej për çështje të kominiteteve, për çështjet lokale, unë nuk e di në çfarë takimesh kanë qenë apo e kanë parë këtë gjë, sigurisht ne do t’ua shkruajmë dhe do t’ua vemë në dispozicion. Nëse këta u referohen mediave, nëse kanë ardhur të monitorojnë se çfarë pasqyrimi i kanë bërë mediat fushatës kjo është një çështje tjetër që nuk ka të bëjë me fushatën. Unë mendoj se çfarë është pasqyruar në media nuk ka lidhje fare me atë që ka ndodhur në territor. Unë ftoj të shkojnë dhe të kontaktojnë një fshat të vetëm ku ne kemi qenë dhe kemi komunikuar me njerëzit, ku pjesa kryesore e fushatës ka qenë pjesa që lidhet me diskutimet, raportimer që kanë bërë kandidatët për punët që janë kryer dhe punë që do bëhen dhe ky ka qenë diskutimi thelbësor i fushatës dhe kjo është dhe arsyeja e madhe e një fitoreje kaq të thellë të Partisë Socialsite në qarkun e Fierit, prandaj të monitorsh mediat dhe të dalësh të thuash që nuk pati një diskutim mbi problematikat që shqetësojnë komunitetin, besoj që nuk është korrekte dhe besoj që kjo është diçka paraprake që do rishikohet deri në fund të këtij raporti. Vlen të theksohet që edhe në raportin e vëzhguesve zgjedhjet ishin konkurruese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat