Këshillat bashkiakë në Durrës/ Kryeson PS me 28 mandate, ndiqet nga “Bashkë Fitojmë” me 13

Shqipëria

Këshillat bashkiakë në Durrës/ Kryeson PS me 28 mandate, ndiqet nga “Bashkë Fitojmë” me 13

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Në bashkinë e Durrësit janë numëruar 148 qendra votimi nga 342 në total për këshilltarët bashkiakë.

Sipas rezultateve të fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vota prin Partia Socialiste me 51.52% të votave, duke siguruar 28 mandate.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’  pason me 24.30% të votave, përkthyer në 13 mandate.

Në renditje pason Partia Demokratike, e cila ka arritur të sigurojë vetëm 5 mandate me 9.27% të votave.

Partia Agrare Ambientaliste me 6.76% të votave ka deri më tani 3 mandate. PDIU ka siguruar vetëm 1 mandat me 2.17% të votave.

194 qendrat e votimit të mbetura pa numëruara mund të përmbysin rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat