Këshillat Bashkiakë në Tiranë/ PS siguron 33 mandate, “Bashkë Fitojmë” 16 dhe PD 4

Shqipëria

Këshillat Bashkiakë në Tiranë/ PS siguron 33 mandate, “Bashkë Fitojmë” 16 dhe PD 4

Më: 16 maj 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Teksa janë numëruar 334 nga 941 qendra votimi në total, në Bashkinë e Tiranës PS kryeson me mandatet për këshilltarët bashkiakë.

Partia Socialiste kryeson me 48.80% të votave, duke siguruar 33 mandate. Pas PS renditet koalicioni Bashkë Fitojmë që ka siguruar 24.0% të votave, përkthyer në 16 mandate.

Partia Demokratike renditet e treta me 6.71% të votave, 4 mandate.

Ndërkohë, Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.75% të votave, 3 mandate.

Partia Republikane ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.12% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.33% të votave, 1 mandat.

Lëvizja Bashkë dhe LZHK po ashtu kanë siguruar një mandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat