Evi Kokalari paralajmëron zhvillime të forta brenda opozitës: Ja si do “i hajë të gjallë” të gjithë demokratët Ilir Meta pas 15 majit

Shqipëria

Evi Kokalari paralajmëron zhvillime të forta brenda opozitës: Ja si do “i hajë të gjallë” të gjithë demokratët Ilir Meta pas 15 majit

Më: 15 maj 2023 Në ora: 13:09
Aktivistja e njohur Evi Kokalari dhe Ilir Meta

Aktivistja e njohur Evi Kokalari ka zbuluar skenarin tronditës që po përgatit ish-presidenti Ilir Meta për demokratët. Fundin politik të Sali Berishës mund ta kishim menduar nëpër gjyqe penale, para hekurave apo në arrati, por rrallëkush mund ta ketë imagjinuar nën ombrellën e Partisë së Lirisë, me kryetar ish-presidentin Ilir Meta.

Pra në një zar të Ilir Metës. Berisha jo vetëm që u  “asgjësua” me këtë lëvizje, por pritet të largohet përfundimisht nga politika me një turp të madh. Meta është “bosi” i partisë, ndërsa Berisha pa vulë, pa sigël, thjesht me një grup njerëzish rreth vetes është i detyruar të zbatojë urdhrat e shefit të tij.

Në gjithë këtë panoramë, Kokalari, ish-besnikja e Sali Berishës shprehet se të gjithë demokratët pas 15 majit që vajtën pas Ilir Metës dhe e mbajtën në lojë do ta pësojnë keq. Kokalari shprehet se Meta do t’i “hajë të gjallë” në një të ardhme jo shumë të largët.

Paralajmërimi i fortë i Kokalarit

“I uroj suksese Igli Carës, Bardh Spahisë, Luciano Boçit dhe të gjithë kandidatëve që bënë sakrificën dhe u futën në garë me një logo që qelbi një lëvizje të tërë. I uroj sukses dhe atyre demokratëve që në heshtje dhe pse nuk ishin dakord me këtë koalicion, vazhduan fushatën. Sigurisht që kam qenë dhe do jem kundër kësaj metode, sepse në 15 Maj kur ju të gjithë t'ia hidhni fajin Berishës, unë fajin do t'ja u hedh juve që nuk ngritët zërin kurrë, por ndoqët si dele dhe i dhatë jetë Metës, që do t'ju haj të gjallë të gjithëve në një të ardhme jo shumë të largët.

Për sa i përket sharlatanit të Tiranës, gjë e mirë që nuk fiton të dielën se e imagjinoni prima-donna e PD-së të jetë vajza e Artan Shkrelit dhe Ledi Shamkut? As nuk dua ta mendoj se çfarë do bëj Artan Shkreli në atë bashki për tre mandate po qe se fiton dhëndri.

Jo, seriozisht, e imagjinoni dot Shkreli-Meta-Këlliçi për 12 vjet në bashkinë më të rëndësishme të vendit? Të paktën Veliaj është në mandatin e fundit, dhe këto vite duhen marrë shumë seriozisht nga opozita, (cila do qofte ajo në të ardhmen) për të gjetur një kandidate të fortë dhe me integritet, që do ta marrë bashkinë nga PS-ja dhe do ti jap fund korrupsionit, e jo ta shoh atë si thes floriri”, u shpreh Kokalari në rrjetet e saj sociale.

Arrestimi i Bejlerit

Kokalari ka komentuar gjithashtu dhe arrestimin e kandidatit të opozitës në bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri. Sipas saj reagimet që sollën në politikën shqiptare, por dhe në atë greke, me të drejtë apo pa të drejtë, ka të bëjë me një zgjedhje lokale, në një zonë në jug, dhe është çështje e drejtësisë shqiptare. Kokalari thotë se qëndrimi i Mitsotakis është mëse i gabuar, sidomos kur kërcënon Shqipërinë me hyrjen në Bashkimin Evropian.

“Ndërhyrja dhe deklaratat e Kryeministrit Grek Mitsotakis, dhe të Ministrit të Jashtëm Dendas, për arrestimin e Bejlerit, është ndoshta gjithçka që duhet të dimë për çfarë po ndodh në Himarë. Arrestimi i Bejlerit, me të drejtë apo pa të drejtë, ka të bëj me një zgjedhje lokale, në një zonë në jug, dhe është çështje e drejtësisë shqiptare, pavarësisht se drejtësia mund të jetë e kapur.  Qëndrimi i Mitsotakis është mëse i gabuar, sidomos kur kërcënon Shqipërinë me hyrjen në EU. Ndërhyrja e tij për të influencuar drejtësinë e një shteti tjetër të pavarur, është gafë diplomatike dhe tregon qartë se Greqia nuk i kishte kriteret e duhura për të hyrë as vetë në EU”, nënvizoi Kokalari.

Somario

I uroj sukses dhe atyre demokratëve që në heshtje dhe pse nuk ishin dakord me këtë koalicion, vazhduan fushatën. Sigurisht që kam qenë dhe do jem kundër kësaj metode, sepse në 15 Maj kur ju të gjithë t'ia hidhni fajin Berishës, unë fajin do t'ja u hedh juve që nuk ngritët zërin kurrë, por ndoqët si dele dhe i dhatë jetë Metës, që do t'ju haj të gjallë të gjithëve në një të ardhme jo shumë të largët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat