Spahia: Persona të inkriminuar intimidojnë votuesit e Velipojës, pres rezultat të thellë

Shqipëria

Spahia: Persona të inkriminuar intimidojnë votuesit e Velipojës, pres rezultat të thellë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:42
Bardh Spahia

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, njëkohësisht dhe kreu aktual i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka deklaruar se në qendrat e votimit ka prezencë të personave të inkriminuar. Ai thekson se qytetarëve po iu bëhet presion kryesisht në Velipojë dhe zonat përreth, ndërsa kërkon që Policia e Shtetit të marrë masa për mbarevajtjen e procesit.

“Kemi vene re prezence te personave te inkriminuar prane qendrave te votimit. Ka nje rritje te ndergjegjes qytetare. Synojme sa me shume qytetaret drejt te drejtes se tyre per te votuar. I takon policise qe te garantoje lirine e qytetareve per te votuar. Presion i eshte ushtruar qytetareve kryesisht ne Velipoje dhe ne Rrethina.

Kandidati i opozitës nënvizon se ka adresuar problematikat pranë OSBE, ndërsa shton se pret që rezultati në favor të tij të jetë më i thellë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Pres nje rezultat me te thelle sesa vitin e kaluar. Kemi patur kontakt me OSBE. Kane interes te shtuar dhe kjo gje na konfirmon ne edhe shqetesimet qe kemi shprehur. Fitoren e pres ne çdo njesi administrative”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat