Kandidatja e ‘BF’, Ledina Alolli denoncon për procesin zgjedhor

Shqipëria

Kandidatja e ‘BF’, Ledina Alolli denoncon për procesin zgjedhor

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:24
Kandidatja e ‘BF’, Ledina Alolli

Kandidatja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Korçë, Ledina Alolli në një deklaratë për mediat tha se administrata po ushtron presion ndaj qytetarëve në procesin zgjedhor që po mbahet sot në Shqipëri në rang vendi.

“I bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi, nuk është ky momenti”, theksoi Alolli.

“Është ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Korçës, lidhur me të ardhmen e këtij qyteti dhe kësaj bashkie. Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kam informacione se punonjës të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit, por i bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi nuk është ky momenti.

Ka pasur probleme me votimin elektronik, por thirrja ime është që të qëndrojnë larg njerëzve në këtë proces”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat