KQZ publikon rezultatet e para, Rama nis festën, Berisha kërkon auditim të rezultatit elektronik

Shqipëria

KQZ publikon rezultatet e para, Rama nis festën, Berisha kërkon auditim të rezultatit elektronik

Nga: Bota sot Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 00:27 më 15.05.2023
Foto nga zgjedhjet

​Numërimi i votave nis pothuajse në të gjitha bashkitë

Numrimi i votave ka nis pothuajse në të gjitha qendrat e votimit në 58 bashki në Shqipëri. Kurse, rezultati në tri bashki nxori fitues Partinë Socialiste.

Kjo parti po kryeson edhe në Pustec, me 64.52% nga gjysma e kutive të numëruara.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Pustec janë numëruar gjysmat e kutive të votimit dhe nga rezultati paraprak, Partia Socialiste me kandidat Pali Kolefski, kryeson me 64.52% ku ka marrë 691 Vota.

Bashkë Fitojmë me Pandi Janin ka marrë 35.48 përqind të votave me 380.

Ndërkohë vijon numërimi për kutitë e mbetura të cilat mund të përmbysin rezultatin.

“Kavaja është një betejë”, Veliaj: Algoritimi ynë tregon për një fitore masive mbi 55 bashki

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, kërkoi një hetim për transportin e pajisjeve elektronike.

Ai tha në ABC News se nuk mund të hidhen kompjuterët si të ishin topa futbolli, dhe për këtë shtoi Veliaj dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Hetim për transportin  e pajisjeve elektronike. Patjetër, shqetësimi im i mëngjesit u verifikua.  Nuk mund të hedhesh  kompjuterit si topa futbolli.

Kur ti shikoni se si shqetësimi i mëngjesit prvohet në atë skenë që hidheshin si thasë patateje. Unë nuk jam hetues. I takon një hetuesi, një prokurori, që të shikojë se kush çedoi.”, tha ai.

Ai theksoi se projeksione e Partisë Socialiste flasin për fitore  në mbi 55 bashki.

“Patjetër, i gjithë algoritimi ynë tregon për një fitore masive mbi 55 bashki. Kavaja është një betejë”, tha Veliaj.

​Rama: Kjo është superskuadra që projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka postuar një fotografi, duke shkruar se kjo është superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore.

Rama ka shkruar se të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit.

Ai më herët dha pritshmëritë për një fitore të PS-së në mbi 50 bashki.

Në përfundim të procesit të votimit, Rama postoi në rrjetet sociale foton me projeksionin e PS-së në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve vendore.

Sipas tij, rezultati zgjedhor në favor të opozitës pritet të jetë nga 0 në 11 bashki.

Këto shifra Kryeministri Rama i ka bërë të ditura edhe gjatë fushatës duke deklaruar se pret fitoren në 50 bashki ndërsa 11 të tjera janë të diskutueshme.

KQZ: Rezultatet e zgjedhjeve priten brenda ditës së nesërme

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Çelibashi beson se rezultatet e zgjedhjeve komunale do të dalin deri në fund të ditës së nesërme.

Ai tha se nuk do të tolerohet asnjë sjellje e komisionerëve që nuk është në përputhje me Kosin Zgjedhor, raporton RTKlive.

“Me siguri, në afatet e përcaktuara nga ligji, nga fundi i ditës së nesërme ne do të kemi rezultatet e zgjedhjeve. Do të ushtrojmë gjithë autoritetin e ligjit për t’i vendosur komisionerët dhe anëtarët e grupit të numërimit në pozita përgjegjshmërie dhe zbatimi të detyrës”, ka thënë Çelibashi.

PS shpall fitoren në Kamëz dhe Vorë

Të dhënat e para të KQZ-së tregojnë avantazh të Partisë Socialiste në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, në garën për zgjedhjet komunale në Shqipëri.

Partia Socialiste edhe zyrtarisht shpalli fitoren në Kamëz dhe Vorë.

Kandidati i PS për Tiranë, Erion Velijaj tha se PS ka fituar në Vorë me 75 për qind.

Në tri bashkitë e lartpërmendura ka pasur votim dhe numërim elektronik.

Në Shqipëri mbyllen zyrtarisht votimet për 61 bashkitë e vendit

“Jam besimplotë në rezultatin e zgjedhjeve”/ Berisha: Do kërkojmë auditim për rezultatin elektronik

Sali Berisha është shprehur besimplotë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, por deklaroi se do të kërkojë auditim për rezultetin elektronik.

Përmes një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se kushdo që ka dyshime për tjetërsimin e vullnetit të tij, duhet të kërkojë verifikimin e fletës së votimit.

Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave. E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat. PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi.

Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse. Tani kanë dalë disa media që kanë paraqitur tre raste që thonë se kam votuar për këtë kandidat dhe më ka dalë në ekran kandidati tjetër. Unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje përfundimtare, por kjo kërkon të bëhet auditivi i aparaturës.

Cilido që ka dyshime për tjetërsimin e vullnetit të tij, të kërkojë verifikimin e fletës. Siç e dini, çdo votim elektronik printon fletën përkatëse. Në votimin elektronik, rezultati cilësohet me ligj rezultat paraprak. Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi bërë një monitorim të të gjithë procesit zgjedhor’, theksoi ai.

​Veliaj: Një pjesë e të djathtës refuzoi të votoi kundër Amerikës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Vorë, ka thënë se nga një bastion i Partisë Demokratike, Vora dha mesazh se refuzon të votojë persona që janë nën grada, siç refuzon të dal kundër Amerikës.

Ai në një konferencë për media tha se në Vorë kanë fituar 75 % të votave.

Veliaj: Vora na dha një mesazh që duan të ecin përpara

“Sirtarin e fitoreve të kësaj nate e hap me një fitore 75 % në Vorë. Me një fitore 75 % në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyej, Vora që ishte kthyer për ata në një bastion ku kishin varë gjaketën, ishte kthyer në një depozitë ku mbusheshin autobusët për protesta, Vora na dha një mesazh 75 % që duam të ecim përpara”, tha ai, duke falënderuar kandidatin e Partisë Socialiste, Blerim Shera, por falënderoi edhe të gjithë qytetarët e kësaj bashkie.

Sipas tij, Blerim Shera nga nesër do t’i shërbej edhe atyre që nuk e kanë votuar kandidatin e tyre.

Veliaj: Një pjesë e të djathtës refuzoi të votoi kundër Amerikës

“Të djathtët e Vorës na dhanë një mesazh shumë të madh, këtu nuk ka të bëj me faktin që ne rritëm peshën tonë, ne nxorëm njerëzit tanë në votime si në Tiranë, Vorë, Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë, por ishte një pjesë e të djathtës që refuzoi të bëhej detergjent për fytyrën e Salihut dhe Ilirit. Ishte një pjesë e respektueshme e të djathtës që refuzoi të votonte kundër Amerikës dhe ishte një pjesë e respektueshme e të djathtës që tha përtej të majtës dhe të djathtës është flamuri kuq e zi, qunave dhe gocave që na shërbejnë, andaj ne një detyrim të thellë ndaj votuesve tanë por ndjejmë një detyrim të thellë ndaj të të djathtëve të Vorës dhe gjithë Shqipërisë që zgjodhën të distancohen nga e shkuara, zgjodhën të distancohen nga Salihu dhe Iliri, zgjodhën të distancohen nga ata që sot na fyejnë nga ky lloj përfaqësimi i Shqipërisë, nga përfaqësuesit e të djathtës që sot janë shpallur persona nën grada, kështu që për këta qytetarë të djathtë që qoftë edhe duke refuzuar të votojnë për partinë e tyre tradicionale, na dhanë ne më shumë besim, ju premtoj publikisht që do t’i shërbejmë të gjithëve njësoj pa dallim”, tha ai.

Kurse, Blerim Shera është zotuar se do t’i shërbej të gjithëve me përulësi, pa dallim bindje politike.

PS nis festën Elbasan, qytetarët mblidhen në shesh

Në sheshet e Elbasanit ka nisur festa pas shpalljes së rezultateve të para.

Teksa numërimi i 150 qendrave të votimit nga 224 gjithsej nxjerr në avantazh PS, simpatizantët kanë nisur të festojnë me muzikë e flamuj kombëtar.

Sipas rezultateve të deri më tanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryebashkiaku socialist dhe njëherazi kandidati i PS-së për një tjetër mandat në Elbasan, Llatja, është në epërsi me 4537 vota, përballë Boçit i cili ka mundur të sigurojë 20286 vota ose rreth 44% votave.

KQZ publikon shifrat: Partia Socialiste fiton në Kamzë, Vorë dhe Elbasan

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet vendore në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit, në të cilat u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Socialiste në Kamzë, Rakip Suli mori 60.65% të votave, duke siguruar një tjetër mandat 4-vjeçar.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha siguroi 35.11%, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, 4.24%.

Bashkia e Vorës u fitua nga Blerim Shera me 74.28% të votave, teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’, Indrit Hoxha mori 25.72% të votave.

Fitues në Elbasan, u shpall Gledian Llatja, kryebashkiaku aktual me 55.03% të votave. Luçiano Boçi i “Bashkë Fitojmë”, mori 44.97% të votave.

​Alibeaj: PD, e vetmja alternativë për të nesërmën e Shqipërisë

Kryetari i deleguar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se pavarësisht se kanë denoncuar të gjitha problematikat që shoqëruan sot procesin zgjedhor, vlerësojnë maksimalisht qytetarinë e shqiptarëve që falë qetësisë dhe maturisë së tyre dhuruan një proces të qetë zgjedhor.

Ai tha se pati përpjekje për intimidim, manipulim, si dhe praktika të shitblerjes së votës apo cënim të këtij procesi.

Alibeaj tha se në këto zgjedhje u dëshmua se janë alternativa e vetme përballë asaj që ai e quajti si politikë e vjetër.

Alibeaj: PD, e vetmja altërnativë për të nesërmën e Shqipërisë

Në këtë betëjë kundër të gjithëve, PD tregoi edhe njëherë se është padyshim e vetmja alternativë qeverisëse për të nesërmen e Shqipërisë. Padyshim vlersim e mirënjohje për të gjithë komisionerët e Partisë Demokratike në qendrat e votimit të 61 bashkive të vendit të cilët menaxhuan në mënyrë përfekte një process jo të lehtë për shkak të presioneve e parregullsive të shumta që shoqëruan votimin. Gjithashtu PD inkurajon të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit në misionin që ata kanë në orët në vijim për të numëruar korrekt çdo votë të hedhur në kuti. Vota e shqiptarëve është në dorën e tyre dhe misioni për garantimin e saj është i shenjtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj shtoi se çdo përpjkje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale prandaj apeloi për kujdes të madh gjatë numërimit të votave.

Alibeaj: Çdo prekje e votës është vepër penale

I kujtojmë të gjithë atyre që mendojnë apo do të provojnë të prekin votën e shqiptarëve, se çdo përpjekje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale dhe si e tillë dënohet nga ligji zgjedhor dhe kodi penal. Partia Demokratike është e bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe shqiptarët do të ndahen përfundimisht me politikën e vjetër duke i dhënë fyrmëmarrje Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ai.

Partia Demokratike e Shqipërisë ishte e ndarë në këto zgjedhje. Ata të Alibeajt kishin 14 kandidatë për kryetarë në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa tjetër e demokratëve, të bashkuar rreth Sali Berishës, garuan me siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”

Shpërthen festa në qendër të Kamzës, simpatizantë të PS festojnë me flamuj e fishekzjarrë

Prej disa minutash ka filluar festa në Kamëz, aty ku falë votimit elektronik rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet pas pak.

Duket se në disa nga 133 qendra votimi që janë në total rezultatet kanë dale në favor të kandidatit të Partisë Socialiste Rakip Suli, i cili garon për një mandate të dytë si kryebashkiak.

Ne qendër të Kamzës janë mbledhur qytetarë të shumtë sikurse duket edhe në pamje, të cilët brohorasin me flamuj në dorë e ndezin fishekzjarrë.

Ndërkohë në terren ndodhen forcat e FSHN për të ruajtur rendin mes simpatizantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat