Teksa ndodhet në burg, a votojnë dot qytetarët ndaj Fredi Belerit? Kreu i KQZ-së zbulon si qëndron e vërteta dhe komenton statusin zgjedhor

Shqipëria

Teksa ndodhet në burg, a votojnë dot qytetarët ndaj Fredi Belerit? Kreu i KQZ-së zbulon si qëndron e vërteta dhe komenton statusin zgjedhor

Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:34
Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe Fredi Beleri

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka folur për procesin zgjedhor vetëm një ditë para nisjes së tij. Celibashi deklaroi se çdo gjë është përgatitur nga ana e KQZ-së për procesin zgjedhor , ndërsa tregoi se ka pasur problematika me komisionet e qendrave të votimit për shkak të tërheqjeve apo dokumentacionit jo të plotë të paraqitur.

Ai komentoi më tej edhe arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri, duke thënë se nga pikëpamja e ligjit ai mbetet kandidat dhe do mund të votohet ditën e nesërme.

Celibashi shtoi se gjërat mund të ndryshojnë në lidhje me kandidimin e tij vetëm nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejon kandidimin nga ligji i dekriminalizimit.

“Është gati çdo gjë nga ana e KQZ-së për të realizuar procesin. Çështja e transportit të bazës materiale ka qenë dhe vazhdon të jetë disi më me stres për KQZ-në. Do duhet ta them që është një ngarkesë e shtuar për ne edhe me votimin elektronik. Kemi edhe problematike me komisionet e qendrave të votimit. Ka komisione ende të paplota për shkak të dokumentacioneve apo tërheqjeve, etj.

Arrestimi i Belerit nuk është aspak një gjë që shkon për mirë. Nuk kam koment pasi kjo lidhet me organet e drejtësisë, por nga pikëpamjet e ligjit ai mbetet kandidat dhe votuesit mund ta votojnë nëse duan. Ai nuk është i ndaluar nga gara edhe pse nuk është fizikisht aty. Gjërat ndryshojnë vetëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejohet të kandidosh nga ligji i dekriminalizimit.”, u shpreh Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat