Denoncimi i Tedi Blushit: Ministri po vijon fushatën për kandidatin e ‘Rilindjes’, organizata të reagojnë me forcë!

Shqipëria

Denoncimi i Tedi Blushit: Ministri po vijon fushatën për kandidatin e ‘Rilindjes’, organizata të reagojnë me forcë!

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:50
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncon se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po shkel heshtjen zgjedhore dhe po vazhdon fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Blushi në ‘Facebook’ ka publikuar videon ku shihet ministri Peleshi i cili po vazhdon fushatën elektorale në kundërshtim me ligjin, dhe ka dalë në mbrojtje për kandidatin Sotiraq Filo në Korçë.

Ndër të tjera ai thekson se “organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral duhet të reagojnë me forcë për dhunim flagrant të ligjit”.

Postimi i plotë:

SKANDAL/ Ministri Peleshi shkel heshtjen zgjedhore! Vazhdon fushatën!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kapet në flagrancë duke vazhduar sot fushatën elektorale, në shkelje të ligjit, për kandidatin e “Rilindjes” në Korçë, Sotiraq Filo!

Këto janë pamjet pas takimit të zhvilluar sot ku qartësisht dallohet Peleshi, deputetë të “Rilindjes”, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës!

Duke dënuar me ashpërsi këtë dhunim flagrant të ligjit bëjmë thirrje për dënimin shembullor të këtij rasti! Ftojmë organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral të reagojnë me forcë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat