Eksperti i njohur “parashikon” provat që pritet të dalin për Fredi Belerin dhe që i janë nisur ndërkombëtarëve

Shqipëria

Eksperti i njohur “parashikon” provat që pritet të dalin për Fredi Belerin dhe që i janë nisur ndërkombëtarëve

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:32
Fredi Beleri

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Hendri Hide tha se për arrestimin e kandidatit të “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin, do të dalin prova shumë shpejt.

Ai tha në emisionin “Now” në Euronews Albania,  se për këtë kandidat i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore, nën akuzën për shit-blerje votash, ka prova të pakundërshtueshme të cilat i janë dërguar jo vetëm Greqisë por të gjitha kancelarive që kanë shfaqur interes.

“Do shikojmë shumë shpejtë edhe prova të pakundërshtueshme.

Kam folur me disa njerëz afër kësaj çështje dhe jam i bidnur se do dalin shumë shpejtë prova të cilat do provojnë faktin penal dhe tashmë janë çuar jo vetëm te grekët, por edhe në kancelaritë e tjera që kanë shfaqur interes”,-tha Hendri Hide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat