KAS rrëzon gjobat për 3 kryebashkiakët e PS

Shqipëria

KAS rrëzon gjobat për 3 kryebashkiakët e PS

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bashkive, si inspektime investimesh të kryera me fonde publike, për të bërë fushatë elektorale në favor të rikandidimit të tyre në zgjedhjet vendore të së dielës.

Në këto takime ishte konstatuar prania e personave politikë, të deleguarit politikë të Partisë Socialiste, të cilët kishin bërë thirrje politike në mbështetje të kandidatëve të kësaj force politike. Gjithashtu ishte konstatuar përdorimi i faqeve zyrtare të bashkive në Facebook për promovimin e këtyre aktiviteteve me natyrë politike.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merja  pasi lexoi gjetjet e hetimit administrativ për të tre kryebashkiakët tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte propozuar masë administrative në masën 10 mijë lekë, pasi ishte konstatuar shkelja e Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aktivitetit publik duke kërkuar mbështetje ndaj një subjekti zgjedhor

Hetimi i KQZ-së konkludoi se të tre kryebashkiakët janë përsëritës në shkeljen e dispozitave të Kodit Zgjedhor duke vendosur aktivitetet publike në dispozicion të thirrjeve elektorale.

I pyetur për argumentimin e trupës së KAS për të ‘amnistuar’ kryebashkiakët socialistë, Ilir Rusmaili i sugjeroi BIRN-it t’i referohej vendimeve të tjera të ngjashme deri në zbardhjen e vendimit.

Në një vendim të ngjashëm, kur KAS kishte rrëzuar kërkesën e Komisionerit për sanksion ndaj kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, pasi në një aktivitet publik kishte pasur thirrje politike nga përfaqësuesit politikë të PS-së, argumentohej se Kodi Zgjedhor nuk kishte një dispozitë “ndaluese” për thirrjet elektorale nga ana e pjesëmarrësve në këto aktivitete.

Sipas këtij arsyetimi, Subashi nuk mund të ndëshkohej për thirrjet politike të bëra nga pjesëmarrësit e tjerë të ftuar në aktivitetet publike të bashkisë./BIRN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat