Një aksident i rëndë në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq ka ndodhur pak minuta më parë.
Mësohet paraprakisht se një autobus është përplasur me një kamion.
I bllokuar ka mbetur drejtuesi i autobusit, po ndërhyet nga forcat zjarrfikësje për nxjerrjen e tij nga mjeti.
Mësohet se pasagjerët janë të gjithë mirë.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.