“Rri mor Gjon se të njoh”/ Rama për të shtënat me armë në Pukë: Qëlloi një bandit, djali i një gjykatësi të larguar nga Vettingu për korrupsion!

Shqipëria

“Rri mor Gjon se të njoh”/ Rama për të shtënat me armë në Pukë: Qëlloi një bandit, djali i një gjykatësi të larguar nga Vettingu për korrupsion!

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:07
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në takimin e radhës të fushatës për zgjedhjet e 14 majit është ndalur në Pukë. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si ‘faqja e zezë e vendit’.

Gjithashtu Rama komentoi edhe të shtënat me armë të raportuara në Pukë, për të cilën tha se ai që qëlloi është një bandit, djali i një gjykatësi të larguar nga Vettingu për korrupsion.

“Ça është ky që vjen dhe thotë do të bëj 100 pallate? Po atë banditin, djalin e gjykatësit të larguar nga Vettingu për korrupsion që vjen këtu dhe nxjerr armë në Pukë,  çfarë e kanë atë? Po këto hordhi që i lëshojnë natën rrugëve, çfarë i kanë këto? Punëtorë që do të ndërtojnë 100 pallate?! E mor Gjon se të njoh, engjëll ti!

Po kur bën kështu si i urtë. Por mos mendoni se unë nuk e di se Gjoni ka ato të vetat, por Gjonin nuk do ta marrim për krushk, po në punë bën punën. Për komshi nuk është aq i mirë. Por ata të tjerët janë maska. Ata rrinë e rrinë dhe thonë, ‘Rama ik’, unë se kam problem se unë po këtu jam. Është shumë e thjeshtë se kë do të votoni për 14 maj, edhe ky shiu që filloi tani është bereqet. Në 14 maj për Gjonin dhe për Franin, se për Franin s’kam asnjë fjalë çfarë të them se ai është engjëll, prandaj jepjani votën”, tha ndër të tjera Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat