U akuzua për blerje votash, zbardhet urdhër arresti për Fredi Belerin

Shqipëria

U akuzua për blerje votash, zbardhet urdhër arresti për Fredi Belerin

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:43
Fredi Beleri

Është firmosur urdhër arresti për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Ndaj tij rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Fredi Beleri akuzohet se momentin e arrestimit së bashku me persona të tjerë, u kap duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

“Dhionisios Alfred Beleri është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votes”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Mësohet se avokati i tij ka hequr dorë nga çështja për të dëshmuar.

Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës.

Ai u vendos në pranga së bashku me dy persona të tjerë, me të cilër po qëndronte në verandën e lokalit.

Vendimi i gjykatës:

Në Vlorë, më 12.05.2023 ora 09:45, une Orgert Thoma, Oficeri i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në bazë të neneve 251 dhe 255 të K. Pr. Penale, mbaj këtë procesverbal për arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Dhionisios Alfred Beleri, i biri i Petro dhe i Kasiani, i datëlindjes 09.08.1972 lindur në Himarë dhe banues në Himarë, me arsim të lartë, kombësia Greke, shtetësia Shqiptare dhe Greke, gjendja familjare i martuar, gjendja gjyqësorë dënuar me parë me 3 vjet heqje lirie për veprën vepren penale “Nxitje dhe urrejtje nacionale”, në vitin 2003, i identifikuar nga policia gjyqesore nr ID…..

Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e 25 te K.Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:

Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votes.

Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtës, se nuk ka detyrim të bejë deklarata dhe në qofte se do të flasë, çfardo që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjykim. I arrestuari deklarojë se: 

Mbrojtja të bëhet nga një avokat i zgjedhur prej tij konkretisht në prani të avokat Romarjo Meminaj, me numër license 11074 nipt M17110203B, i cili është i pranishëm.

Procesverbali i arrestimit në flagrancë lexohet dhe nënshkruhet pa verejtje. Një kopje e këtij procesverbali i dërgohet prokurorit dhe i arrestuari vihet në dispozicion të tij në dhomat e paraburgimit.

Me pëlqimin e të arrestuarit u njoftuan familjaret e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat