Rasti i shit-blerjes së votës/ Kume: Vepër penale, institucionet duhet të veprojnë

Shqipëria

Rasti i shit-blerjes së votës/ Kume: Vepër penale, institucionet duhet të veprojnë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:20
Kristaq Kume

Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News foli për rastin e publikuar së fundmi në lidhje me shit-blerjen e votës.

Kume thotë se shitblerja e votës është një vepër penale dhe se instituzionet duhet të hëetojnë se sa ekziston dhe ku realizohet ky fenomen.

Sipas tij, ky fenomen mund të eliminohet vetëm nëse formohet kultura dhe ndryshohet sjellja ndaj të drejtës së votës.

“Ky fenomen ekziston se çfarëdo që të bëhet në fund të fundit për të mundur që ta eliminosh këtë duhet të formohet kultura, sjellja ndaj të drejtës së votës që dmth që nuk ka pse të presim që të mos përsëritet fenomeni në zgjedhjet e kaluara. Sa i takon asaj se cili është intensiteti i këtij fenomeni, është problem tjetër. Ashtu sikurse kushdo që e trajton këtë problem, përvecse konsumon në funksion të interesit të vet, nuk bën gjë tjetër sepse kjo është një vepër penale që si e tillë ata që përpiqen ta konsumojnë, nuk e bëjnë në dritë të diellit që për mua është detyrë e institucioneve ligjzbatuese sesa ekziston dhe ku realizohet një fenomen i tillë. Për këtë duhet të flasin institucionet ligjzbatuese.”, tha Kume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat