"Do helenizoj Himarën dhe shkollat do i bëj greke", reagimi i Metës për deklaratat e Bejlerit ‘shokon’ publikun

Shqipëria

"Do helenizoj Himarën dhe shkollat do i bëj greke", reagimi i Metës për deklaratat e Bejlerit ‘shokon’ publikun

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:53
Ilir Meta

Deklarata e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, se do të “helenizojë” Himarën ka ngjallur reagime të forta në politikë dhe jo vetëm.

I pyetur lidhur me këtë, kreu i koalicionit Ilir Meta tha se Beleri ka reaguar tashmë duke e përgënjeshtruar. Meta tha se Edi Rama e sulmon Belerin për shkak se “është i trembur nga humbja”.

Në emisionin “Opinion”, Meta tha se Beleri ka për detyrë të mbrojë pronat e himariotëve, nisur nga ato të Petrit Vasilit që është nga fshati i Vunoit.

Nxirreni edhe përgënjeshtrimin që ka bërë zoti Bejleri. Ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në Mal të Zi, në Turqi. Gabim e kanë edhe partitë greke që ndërhyjnë në Shqipëri. Bejleri ka vetëm një detyrë që të mbrojë pronat e të gjithë himariotëve, që nga Petrit Vasili që është nga Vunoi. Ai ngaqë është i tmerruar nga humbja e Himarës dhe e gjithë qarkut…”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat