“Grupe kriminale po shantazhojnë përmes terrorit”, denoncon “Bashkë Fitojmë” në Sarandë: Socialistët po blejnë vota, SPAK dhe drejtësia të kthejnë sytë

Shqipëria

“Grupe kriminale po shantazhojnë përmes terrorit”, denoncon “Bashkë Fitojmë” në Sarandë: Socialistët po blejnë vota, SPAK dhe drejtësia të kthejnë sytë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:47
Manjola Nikoll

Përfaqësuesja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për degën e Sarandës, Manjola Nikoll, i ka bërë thirrje SPAK dhe institucioneve që të reagojnë dhe të marrin masa, pasi në këtë qytet PS është duke bërë presion ndaj votuesve, si dhe po blenë vota në këmbim të parave.

“Të nderuar qytetare! Jam sot para jush ne kete dalje publike, per t’i bere thirrjen e fundit institucioneve ligjzbatuese, Komisariatit te Policise Sarande, Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Sarande, Sherbimit Informativ Shteteror dhe mbi te gjitha SPAK. Ktheni syte me urgjence nga Saranda!

Saranda e Ksamili po perjetojne tani qe po flasim oret me te tmerrshme te 33 viteve te fundit. Kurre me pare ky qytet nuk ka pare te mbledhur bashke kaq grupe kriminale qe po shantazhojne permes terrorit e blerjes se votes, qindra qytetare. Kurre me pare ky qytet nuk ka pare se si i gjithe shteti eshte dorezuar ne gjunje para krimit dhe oligarkise qe po tenton te gllaberoje cdo centimeter toke publike e po perparon drejt banesave tona duke tentuar te marre Bashkine e Sarandes me qellim qe te ligjeroje ate qe edhe vete mediat e majta e kane quajtur “Masakra e pronave ne Sarande”.

I bej thirrjen e fundit publike drejtuesve te Partise Socialiste ne Sarande. Jeni bij e bija te ketij qyteti, jeni djem e vajza nga familjet qe kane derdhur djerse e gjak per kete qytet. Jemi rritur bashke, jemi shkolluar bashke, kemi enderruar bashke. Qendroni e mos u shisni, mendoni per familjet tuaja e femijet tuaja, mendoni per Saranden e Ksamilin tone, mos i sherbeni me krimit e oligarkise. Thojini sot STOP!

Terhiqni nga terreni personat qe jane duke ofruar para ne kembim te votes! Terhiqni nga terreni personat qe po mbledhin kartat e identitetit.

Banore te Sarandes, Ksamilit, Gjashtes, Metoqit, Shelegari, Cukes e Berdeneshit. Socialiste te ndershem e punetore, intelektuale, mesues, punonjes administrate, biznesmene djerse e jo droge. Kjo nuk eshte gare mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Ndoshta ishte ne fillim, por tashme nuk eshte me. Kjo eshte gara historike e 33 viteve tranzicion mes te mires e te keqes, mes te drejtes e te padrejtes, mes oligarkise dhe njerezve te thjeshte e punetore, mes krimit dhe paqes.

Qytetare, ne jemi drejt Fitores, kete e ndiejme kudo ne bisedat me Ju. E dime qe jeni me ne, e dime qe e doni fort ndryshimin. E dime qe e doni fort Saranden e Ksamilin!

Ne 14 Maj do fitojme te gjithe bashke, do e bejme per femijet tane, per te ardhmen tone. Kini besim!”, deklaron ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat