Arrestohet serbi që përplasi për vdekje turisten në Shqipëri

Shqipëria

Arrestohet serbi që përplasi për vdekje turisten në Shqipëri

Më: 10 maj 2023 Në ora: 11:50
Policia

Policia në Shqipëri ka arrestuar serbin e identifikuar si S.M pasi përplasi makinën që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila për fat të keq humbi jetën.

Aksidenti ndodhi dje në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”.

 Ku kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat