“Që të ngacmonte vajzën, kjo na ra si bombë”- Vëllai i Tefta Malajt tregon për krimin e rëndë

Shqipëria

“Që të ngacmonte vajzën, kjo na ra si bombë”- Vëllai i Tefta Malajt tregon për krimin e rëndë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:06
Taulant Malaj me grua dhe vajze

Vellai i Tefta Malajt, nënës shqiptare që u plagos nga burri i saj në Itali dhe që vrau vajzën 16-vjeçare ka treguar detaje tronditëse nga krimi i rëndë.

Në një intervistë për emisionin me “Zemër të Hapur” nga Evis Ahmeti në News24, ai ka thënë se ajo që i ra si bombë ishte fakti që Taulant Malaj ngacmonte vajzën e tij.

Ai thotë se fillimisht ai kërkonte të vriste djalin, por Tefta e ka larguar prapa divanit dhe e ka mbuluar me batanije.

Pjese nga Intervista

Vëllai i Tefta Malaj: Ai është ngritur nga krevati, e ka ruajtur disa herë atë. Ka vajtur te hyrja e pallatit pastaj ka vajtur të vrasë djalin.

Evis Ahmeti: Tefta ku e kishte çuar djalin në atë kohë?

Vëllai i Tefta Malaj: Ai e ka qëlluar me dy thika Teftën. E ka qëlluar me shkelma dhe thikë, pastaj Tefta e ka fshehur djalin prapa divanit dhe i hodhi disa batanije. Ai pastaj është kthyer dhe ka qëlluar djalin. Pastaj ai thërriste “ku është djali”. Fati që djali ishte shokuar dhe nuk ka folur, sepse po të fliste do ta kishte vrarë. Ai donte të vriste dhe djalin. Kur erdhi policia e gjeti me thikë në dorë.

Evis Ahmeti: Ke folur me nënën dhe babain, si janë ata?

Vëllai i Tefta Malaj: Janë të shokuar farë.

Evis Ahmeti: Po fakti që djali dhe familjarët e taulantit nuk kanë telefonuar Teftën?

Vëllai i Tefta Malaj: Ka vajtur motra e taulantit ka shkuar dhe e ka takuar, Po kështu mora vesh, kishte vajtur. Ca na bëri ka thënë, ca na bëri.

Evis Ahmeti: Tefta ka frikë edhe të një bashkëpunëtori

Vëllai i Tefta Malaj: Ajo thoshte kur na qëllonte ne ja bënte njërit me dorë, ja ca bërë. Ndoshta ka pasur, por nuk e dimë.

Që ta ngacmonte edhe vajzën e tij, kjo na ra si bombë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat