Incident në zgjedhje/ Kandidati socialist publikon videon e dhunës në Burrel

Shqipëria

Incident në zgjedhje/ Kandidati socialist publikon videon e dhunës në Burrel

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër incident elektoral është shënuar këtë herë në Burrel.

Është kandidati socialist Agron Malaj, ai i cili ka publikuar një video, për të cilën thotë se shfaqen disa persona, të cilët i quan një bandë të cilët gjithnjë sipas tij, godasin dy zyrtare shtetëror gjatë koncertit në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Agron Malaj në atë që e quan denoncim publik, thekson se incidenti është prodhuar prej një eksponenti të  Partisë Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci.

Malaj i quan këto veprime të qëllimshme për të  shantazhuar popullin e Matit me veprime të tilla.

“Këto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do të shantazhojnë popullin e Matit”, thotë në fund të denoncimit kandidati socialist Agron Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat