Kamioni me gurë bie në oborrin e një banese, humb jetën pronari 55-vjeçar në Bulqizë

Shqipëria

Kamioni me gurë bie në oborrin e një banese, humb jetën pronari 55-vjeçar në Bulqizë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:34
Bulqizë

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat