Zgjedhjet e 14 majit/ “Rinia voton për ndryshimin më 14 maj”, Meta për transportin publik falas: Abonetë do ruhen si kujtime të së kaluarës

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ “Rinia voton për ndryshimin më 14 maj”, Meta për transportin publik falas: Abonetë do ruhen si kujtime të së kaluarës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:25
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një video më te rinjtë e Tiranës ku kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në votime për zgjedhjet e 14 majit.

Nëpërmjet një postimi në Fcaebook, Meta shkruan se nxënësit dhe studentët pas 14 majit do mund të përfitojnë shërbimin e transportit publik falas dhe se abonetë t’i ruajnë si kujtime të së kaluarës.

Postimi i plotë i Metës:

Rinia voton Ndryshimin.

Rinia voton Belon.

Nxënësit dhe studentët, pas 14 Majit, abonetë t’i ruajnë si kujtime të së kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat