Të shtëna me armë zjarri në Pukë gjatë natës, dyshohet se u qëllua nga një makinë në lëvizje. Detajet e para

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Pukë gjatë natës, dyshohet se u qëllua nga një makinë në lëvizje. Detajet e para

Më: 6 maj 2023 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Pukës gjatë natës. Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit në Pukë.

Policia ka gjetur dy gëzhoja pistolete pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë identifikuar ende autorët.

Sipas informacioneve të para, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat