I gjendet kallashnikov në shtëpi, procedohet në gjendje të lirë 15-vjeçari në Dibër

Shqipëria

I gjendet kallashnikov në shtëpi, procedohet në gjendje të lirë 15-vjeçari në Dibër

Më: 5 maj 2023 Në ora: 14:25
Policia

Policia e Dibrës falë  informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë.

Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov.

 Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat