Temperatura ekstreme në fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kthesën e madhe të motit

Shqipëria

Temperatura ekstreme në fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kthesën e madhe të motit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:51
Lajda Porja

Për të gjithë ata që kanë planifikuar të frekuentojnë bregdetin këtë fundjavë, temperaturat do t’ju favorizojnë.

Sipas parashikimit të Lajda Porjës nga MeteoAlb, fundjava do të jetë e nxehtë, sidomos në zonat bregdetare ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.

Surpriza priten javën e ardhshme ku moti do të jetë i paqëndrueshëm sërish.

“Më në fund verë ! Fundjavë me diell, sidomos në bregdeti për ata që duan të frekuentojnë plazhin. Dita e diel do të sjellë vranësia më të dukshme në zonat malore, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet, e theksoj në zonat veri lindore dhe jug lindore por në sasi të pakta dhe të papërfillshme. Temperaturat nga 5 -22 gradë në zonat malore dhe 14-30 gradë pjesa tjetër e territorit.  I gjithë bregdeti parashikohet me diell, sidomos dita e shtunë. Nga java tjetër kemi rikthim të reshjeve, rrebeshe, dit me diell, temperature në rënie dhe në rritje. Deri rreth datës 14-15 maj moti të jetë disi paqëndrueshme dhe prezenca e reshjeve të jetë në territorin shqiptar.”- parashikon Lajda Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat