Alibeaj: Rama mbron Berishën, mos votoni koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Shqipëria

Alibeaj: Rama mbron Berishën, mos votoni koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Më: 3 maj 2023 Në ora: 12:33
Alibeaj: Rama mbron Berishën, mos votoni koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Nga Durrësi, kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, ka hequr paralele mes liderit historik të së djathtës, Sali Berisha dhe ish-kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako. Gjatë një takimi me qytetarët, Alibeaj deklaroi se as Berisha dhe as Dako nuk hetohen nga drejtësia edhe pse janë shpallur “non grata”, pasi mbrohen nga kryeministri Edi Rama.

“Aleatët perëndimor të Shqipërisë, ata që na udhëheqin drejt vlerave të lirisë dhe demokracisë, të qytetërimit Euro-Atlantik, kanë shpallur zyrtarisht non grata sipas llogarive të mia, se mund të jeën edhe më shumë, 6 qytetarë shqiptarë, njëri është në Durrës Vangjush Dako dhe tjetri është në Tiranë, ish-kryetarin historic të Partisë Demokratike, Sali Berishën. I kanë shpallur non grata me akuza të qarta duke treguar se si e kanë dëmtuar intersin publik dhe vlerat demokratike këta njerëz. Por askush nuk i prek, drejtësia nuk merret me to dhe a e dini përse, ka vetem një shpjegim sepse i mbron Edi Rama.”

Sipas Alibeajt, lideri i mazhorancës, Edi Rama, preferon si kundërshtar politik Sali Berishën, pasi e mund lehtësisht.

Në posterin e madh te fushatës nxjerr veten përballë Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këto janë kundërshtarët e tij? Jo miqt e mi. Këto nuk janë kundërshtarër e tij, janë oksigjeni i tij. Janë varka e shpetimit të tij. Me kundërshtarë të tillë si Berisha dhe Meta, Edi Rama nuk ka garë fare. Prandaj i ka zgjedhur në poster.

Sipas Alibeajt, që Rama të rrëzohet, duhet që opozita të mos përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama. Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu. Këtë do duhet të kuptojmë sot, ne të gjithë anëtarë të PD, qytetarë të ndershëm të Durrësit dhe Shqipërisë.”

Për këtë arsye, Alibeaj tha se sfida e PD sot është të ndërtojë një opozitë vlerash, të orientuar drejt Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat