Vrau pronarin e banesës në Shkodër, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Shqipëria

Vrau pronarin e banesës në Shkodër, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:06
Arma

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 51-vjeccarit Petrit Vuksani në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 34-vjeçari Lekë Vuksani, kishte dhe armën me të cilën kreu krimin në momentin e arrestimit.

Mësohet se për arrestimin e të riut ndërhyri dhe RENEA.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat